Velera Sea Shell me flamur amerikan, nisur nga Dubrovniku me destinacion Sarandën, duke lundruar në hyrje të Kanalit të Korfuzit pësoi defekt në motorra dhe dha sinjalin e emergjencës. Me marrjen e njoftimit Roja Bregdetare angazhoi motovedeten P-03 dhe P-05 të Flotës Detare.
Pas rënies në kontakt velera u rimorkua për në portin e Sarandës duke bërë të mundur shpëtimin e velierës dhe tre personat në borde, të tre me nënshtetesi izraelite: Kapiten T.L dhe ekuipazh M. N dhe L. N.