Ditët e fundit, të mbetur në vështirësi si pasojë e dy protestave masive dhe djegies së mandateve nga opozita, mazhoranca është hedhur në sulm me fake news dhe sondazhe imagjinare, sipas së cilave, Partia Socialiste del sërish fituese nëse zgjedhjet do të mbaheshin së afërmi.
Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e ish ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ironizon me këtë fakt duke sjellë si shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Po kur thonë “sondazhet na nxjerrin fitues”! Me sondazhe president i USA duhet të ishte Hillary Clinton, por në fakt është Donald Trump”, shkruan zyrtari I LSI-së në Facebook.
Kujtojmë se gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA, të gjitha sondazhet e publikuara gjatë fushatës, nxirrnin fituese kandidaten demokrate Hillary Clinton, por që fitues rezultoi republikanin Donald Trump.
Kjo solli edhe rrëzimin e mitit të sondazheve në fushata elektorale në SHBA dhe jo vetëm...