Është ndarë nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur i Teatrit dhe Estradës Vlorë, Qirjako Sava. Ai ishte pjesëtar që nga krijimi i kësaj trupe profesioniste, i cili ka vlera të veçanta në aktivitetin krijues dhe profilin artistik të këtij institucioni.
Ai është vlerësuar me Titujt “Qytetar Nderi i Vlorës” dhe “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës.
Grimcat e para artistike i shfaq në vitin 1946 kur ishte në shkollën Tregtare, ku aktivizohej në “Ora gazmore” që organizohej mbi bankën kombëtare në qendër të qytetit.
Do të fitojë diplomën e parë të nderit në vitin 1951 në një shfaqje me regji të Kadri Roshit, por edhe një çmim të dytë në Durrës, në vitin 1953, siç shkruan në postimin e bërë në Facebook, gazetari Ergys Alushi.
Pas kësaj, ai u kthye në një aktor e regjisor profesionist me një kontribut të madh në artin e Vlorës me një krijimtari të pasur artistike.