Nga rrëzimi i një peme në San Sebastiano al Vesuvio lëndime pësuan një nënë me të birin e saj
Së paku tre persona e kanë humbur jetën nga moti i keq i cili dje përfshiu pjesët qendrore dhe jugore të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se në zonën Alvita nga shembja e një muri humbën jetën dy persona.
Një tjetër person ka humbur jetën në Guidonia të Romës ndërsa nga rrëzimi i një peme në San Sebastiano al Vesuvio lëndime pësuan një nënë me të birin e saj.