”Të ikësh është zgjidhja më e lehtë”, zbulohen detaje nga protesta e 2 Marsit (Video)

Diel, 24 February 2019 20:11

Në datën 2 Mars në Sheshin Nënë Tereza pritet të mbahet një protestë e ngjashme me atë që ndodhi më Maqedoni pak ditë më parë, për të gjithë shqiptarët e larguar jashtë vendit. Këpucët e tyre do t% vendosen në shesh simboilikisht nga ana e familjarëve apo miqve.

Të ftuar në Fax Newas dy nga studentët që kanë thërritur këtë protestë, ‘’Gjurmët që lë pas”, Hergert Alimerko dhe Dorilda Kaçuli, u shprehën se protesta është e hapur për të gjithë qytetarët, pasi emigrimi është një plagë sociale.

“Ikja është zgjidhja më e thjeshtë, prandaj duhet qëë të qëndrojmë dhe të sjellim ndryshimin. Me protestën e dhjetorit ne iu dhamë të gjithë shqiptarëve një shpresë se gjërat mund të lëvizin. Duam që qytetarët të ndërgjegjësohen për të kërkuar politika që iu shërbejnë atyre.

Ne ftojmë të gjithë qytetarët që të na bashkohen, pasi emigrimi është një plagë sociale për të gjithë. Një njeri që largohet ka lënë vend bosh jo vetëm në familje, por edhe në shoqëri. Ne jemi frymëzuar te protesta e Maqedonisë, me këpucët e personave të larguar, të njëjtën gjë mendojmë të bëjmë edhe në Shqipëri”, tha Kaçuli.

Dy të rinjtë theksuan se shumë të rinj, miq të tyre kanë zgjedhur që të largohen nga vendi, për shkak se e kanë gjetur veten të pashpresë në Shqipëri.

“Protesta do të zhvillohet në datën 2 Mars në orën 11 te Sheshi Nënë Tereza, duke qenë se është një nga zonat më të frekuentuara nga të rinjtë, dhe ndaj ne kemi vendosur të mblidhemi aty”, tha Alimerko.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...