Presidenti Meta shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Sadije Agollit

Tuesday, 26 February 2019 18:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së shkrimtarit Dritëro Agolli.

Meta shkruan se Sadije Agolli do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Me dhimbje e pikëllim të thellë mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Sadije Agollit.
Si bashkëshorte e përkushtuar, e palodhur dhe gjithmonë në krah të Dritëroit tonë të madh e të paharruar, Sadija e dashur do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Elonës dhe Dritanit, familjarëve e të afërmve! Me ndarjen nga jeta të Sadijes, të gjithë ne që e njohëm çiftin e pandarë Agolli, humbëm një mike të mrekullueshme, të dashur, të mençur e mikpritëse si ajo!
U prehtë në paqe!

Login to post comments