Kërcen euro, arrin nivelin më të lartë në 5 muaj, kompanitë transferojnë fitimet

E mërkurë, 27 February 2019 15:53

 Monedha e përbashkët ka kërcyer sot në tregun e brendshëm valutor, duke u rritur me 0.92 lekë, për të arritur në 125.73 lekë. Kjo është rritja më e madhe ditore që nga qershori 2018, kohë kur banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun valutor për të frenuar rënien e euros.

Euro është kuotuar ndërkohë sot, në nivelet më të larta në gati pesë muaj, që nga fillimi i tetorit.

Monedha e përbashkët ka qenë në tendencë të lehtë rritëse prej gati dy javësh, por sot kërcimi i saj ka qenë shumë i fortë.

Në rritje ishte dhe dollari dhe gjithë valutat e tjera, që raportohen nga Banka e Shqipërisë. Një dollar u ngjit në 110.31 lekë, me rritje prej 0.44 lekësh në krahasim me një ditë më parë.

Aktorët e tregut të këmbimeve valutore pohojnë se kjo tendencë lidhet me transferimin e fitimeve të kompanive të huaja në vendet mëmë, çka ka rritur kërkesën për valutë. Kompanitë e mëdha po mbyllin bilancet dhe po këmbejnë fitimet nga lekë në euro. Ata presin që kjo tendencë të vazhdojë të paktën deri nga fillimi i marsit.

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë, në bilancin e pagesave, bëjnë të ditur se për 9 mujorin 2018, të ardhurat dalëse nga investimet, pjesa më e madhe e të cilit është transferim fitimesh ishin 296 milionë euro. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transferimi i fitimeve pothuajse është dyfishuar.

Ndër kompanitë kryesore që transferojnë fitimet janë bankat, pjesa më e madhe e të cilave janë me kapital të huaj. Pas humbjeve në 2017-n, kompanitë e telefonisë celulare kanë rikuperuar aktivitetin, duke deklaruar fitime. Vitet e fundit janë shtuar dhe koncesionarët, disa prej të cilëve po rezultojnë me fitime të larta, të cilat i transferojnë tek kompanitë mëma.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...