Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës do të shkëputet energjia elektrike.
Në datën 28 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të shkëputet energjia elektrike në disa zona në Tiranë për shkak të punimeve në disa kabina që furnizohen nga nënstacioni Rajonal.
Zonat të cilat do të ngelin pa energji elektrike janë: Rruga “Panorama” pjesërisht, pas shkollës “Harry Fultz”, zona midis rrugës “Ndre Mjeda” pjesërisht dhe rrugës “Babe Rexha” pjesërisht.
OSHEE tha se ditën e nesërme gjithashtu do të shkëputet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 edhe në rrugën “Besim Fagli” pjesërisht, rruga “Selaudin Zorba” pjesërisht, rruga “Gjon Kastrioti” pjesërisht, rruga “Marin Barleti” pjesërisht, dhe pranë Spitalit Ushtarak, rruga “Riza Cuka”.