Pas dorëheqjes së Mitchell, ja kush është njeriu i Trump në Europë

E mërkurë, 27 February 2019 22:24

Vetëm pak ditë më parë Wess Mitchell dha dorëheqjen në mënyrë të papritur nga detyra e tij, e sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane.

Dorëheqja e paralajmëruar bëri që shumë njerëz të vinin në dyshim angazhimin e SHBA-së në Europë.

Por vetëm pak ditë më vonë është gjetur edhe diplomati që do të përfaqësojë politikat e SHBA-së në Europë.

Bëhet fjalë për ish-ambasadorin e SHBA-së në Shkup, në vitet 2008-2011.

Philip Reeker është një diplomat i aftë dhe sidomos njeh shumë qartë situatën në Europë, shkruan gazeta greke eKathimerini.

Ai njihet si diplomat këmbëngulës dhe njeh shumë mirë problematikat që ka rajoni i Ballkanit.

Login to post comments