Tahiri përballet me akuzat, trafikant droge dhe krijues i grupit të strukturuar kriminal

E Enjte, 28 February 2019 13:42

Pak ditë më parë u njoftua se prokurorët që po hetonin ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri kishin dërguar dosjen në Gjykatën e krimeve të rënda.

Ndërkohë ish-ministri i Brendshëm wshtw njohur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Prokurorët e çështjes Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela mbyllën hetimet duke e marrë  ish ministrin të pandehur, për akuzat, “trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror”.

Pas njoftimit të vendimit Tahiri dhe avokati, i tij kanë 10 ditë kohë për të  bërë  kundërshtimet dhe më pas do të jetë gjyqtari paraprak që do të vendosë për dërgimin apo jo të çështjes për gjykim, me provat e mbledhura nga akuza.

Login to post comments