Zbulohet kontrata e landfillit të Sharrës, tarifa shtesë abuziveZbulohet kontrata e landfillit të Sharrës, tarifa shtesë abuzive
Zbulohet kontrata e landfillit të Sharrës, tarifa shtesë abuzive
Në dokument figurojnë vetëm dy tarifa që i paguhen koncesionarit. Bëhet fjalë për tarifën prej 29 euro për çdo ton mbetje urbane që depozitohet në Sharrë nga Bashkia e Tiranës dhe e dyta pagesa që koncensionari përfiton nga shitja e enegjisë elektrike të prodhuar nga impianti i përpunimit të mbetjeve. Kjo vërteton faktin flagrant se Landfilli i Sharrës iu ‘gllabëron’ në mënyrë abuzive dhe të jashtëligjshme firmave ndërtuese një tarifë të panënshkruar në kontratë.
Njësoj si biznesin privat edhe Bashkinë e kanë detyruar të paguajë tarifën prej 480 lekësh për cdo ton dherash që dërgon me mjetet e saj në landfill. Ky vendim absurd shton të ardhurat e kompanisë Integrated Energy B.V, e cila fut thellë duart në xhepat e taksapaguesve kryeqytetas.
Tarifat shtesë që koncensionari vendos në mënyrë të fshehtë t’ua vjelë ndërtuesve dhe Bashkisë së Tiranës janë cilësuar nga bizneset në vend si korruptive dhe klienteliste. Prej disa ditësh bizneset kanë ngritur shqetësimin në media duke kërkuar nga qeveria ndërhyrjen e menjëhershme dhe anulimin e kësaj tarife.