Pas humbjes në garën e myslimanëve Ylli Gurra flet si njeri i politikës së rëndomtë dhe jo si Myfti

Saturday, 02 Mars 2019 14:32

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve për kreun e ri të komunitetit Mysliman Shqiptar, myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka dhënë një deklaratë për mediat.

Gurra tha se nuk e pranon rezultatin e votimit, të cilin e fitoi Bujar Spahiu, i cili më parë ka mbajtur pozicionin e nënkryetarit të Komunitetit.
Gura, që herë pas here është parë në fushatat elektorale të Partisë Socialiste sa në krahë të Ramës sa në krahë ët Ballës e shpesh në krahët e Erjon Veliajt aludon për organizma okulte brenda Komunitetit Mysliman. Një gjuhë që nuk nderon përkushtimin e atyre mijëra besimtarëve myslimanë të Tiranës të cilët e kanë Myfti.

Login to post comments