Itali, shqiptari ther me thikë gruan në sy të fëmijës

Saturday, 02 Mars 2019 15:46

Një ngjarje e rëndë mes një çifti shqiptarësh në Itali ka tmerruar kalimtarët, të cilët kanë parë mes sy momentin kur bashkëshorti pas një sherri ka qëlluar me thikë gruan në zonën e Bolzanos.

Sipas mediave italiane, gruaja 29-vjeçare është shtruar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ajo është goditur nga burri në momentin kur po mbante në krah foshnjën e vogël vetëm disa muajsh.

Pas ngjarjes, shqiptari ka tentuar të largohet, por kanë qenë kalimtarët e rastit që e kanë ndaluar deri në kohën kur erdhi policia. Ai është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Login to post comments