Parashikimi i horoskopit, datë 3 mars

Diel, 03 Mars 2019 09:00

DASHI

Ju jeni të prirur për t’u tërhequr nga gjërat interesante. Gjithashtu do të jeni pjesë e disa aktiviteteve që do t’ju japin një llojë qetësie. Mund të ketë dhe njohje të reja.

DEMI
Sot do të veproni për të mbrojtur pozicionin tuaj. Merrni gjithçka që meritoni, pa pasur problem. Duke qenë se keni një karakter të fortë, gjërat që doni do të jenë në favorin tuaj.

 

BINJAKET
Ju do të jeni në një situatë, ku do të thoni diçka, dhe pastaj duhet të mbroni idenë tuaj, qoftë e vërtet apo gënjeshtër. Do të viheni në një pozitë jo të mirë. Shmangeni këtë gjë.

GAFORRJA
Mendimi juaj është i drejtë në krahasim me ata që jeni duke punuar. Veprimet tuaja janë diplomatike dhe do të arrini të shihni të dy anët e çështjeve. Jeni një njeri i ndershëm.

LUANI
Sado që mund të pyesni se çfarë drejtimi do të merrni, ju nuk do të
vendosni dot. Kërkoni të shikoni çdo pamje të rrugës drejtë vendit që
dëshironi. Provoni një rrugë të ndryshme.

VIRGJERESHA
Veprimet tuaja do të jenë efektive sot. Ju do të arrini të shikoni ato gjëra, që të tjerët nuk i vënë re. Ata nuk do të jenë në gjendje për të parë çdo gjë që ndodh, përballë tyre.

PESHORJA
Sot do të jeni të qeshur. Gjërat shikojini me seriozitet nesër, prandaj bëni qejf, përpara se të merreni me çështjet e biznesit. Njerëzit që keni pranë, janë të këndshëm.

AKREPI
Ndani mendimet tuaja me personat që mund të dinë më shumë se ju. Nëse keni nevojë për të lëvizur diku, mos veproni vetëm. Duke pyetur mirë, do të keni informacionet në duart tuaja.

SHIGJETARI
Sot mos depërtoni në thelbin e çdo gjëje. Gëzojuni kënaqësisë sëthjeshtë, duke shëtitur në natyrë. Në përgjithësi, nga ato gjëra që doni të shmangni, mund të mësoni më shumë.

BRICJAPI
Gjërat nuk mund të shkojnë aq mirë, nëse nuk shikoni mundësitë e hapura për ju. Zgjidhni drejtimin, që do t’ju përgatisë për të ardhmen. Kohët e mira nuk vijnë shpesh.

UJORI
Sot, nuk do të jeni shumë të përqendruar. Shikoni mënyra të tjera, më të mira, për zgjidhjen e problemeve. Mos punoni shumë në këtë ditë, për të realizuar ato çfarë keni dëshirë.

PESHQIT
Sot duhet të përfitoni nga mundësitë që keni, për të shprehur atë çfarë doni. Mendimet tuaja mund të jenë mjaft progresive. Ju do të shpërbleheni për gjithçka që keni bërë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...