“I harruar nga institucionet e kulturës”, shëndetësia falas e indiferenca e qeverisë po vrasin këngëtarin shkodran…

Diel, 03 Mars 2019 09:08

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka bërë publik rastin e këngëtarit të muzikës popullore Shyqyri Alushi, i cili është i sëmurë dhe, sipas Ramës nuk ka mundësi ekonomike për t’i përballuar shpenzimet e spitalit.

 

Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan se Shyqyri Alushi, “Artisti i merituar” “po vritet nga shëndetësia falas dhe indiferenca e qeverisë”. Sipas tij, problem në vendin tonë edhe fakti që “që institucionet tona të kulturës e ato të vlerësimit e nderimit të artistëve, nuk kanë e nuk respektojnë kritere profesionale e shkencore për hierarkinë e vlerave në këtë vend!”

 

Postimi i plotë:

Shyqyri Alushi, “Artisti i merituar” dhe zëri më përfaqësues i këngës popullore qytetare shkodrane pas Bik Ndojës së paharruar, gjendet i vetmuar përballë shëndetësisë falas dhe indiferencës së qeverisë!

Natyrisht, zonja ministre e kulturës dhe shumë prej kolegëve të saj mund të pyesin se “kush është ky Shyqyri Alushi?!”, por më shumë se ky fakt, problemi është që institucionet tona të kulturës e ato të vlerësimit e nderimit të artistëve, nuk kanë e nuk respektojnë kritere profesionale e shkencore për hierarkinë e vlerave në këtë vend!

Një jetë të tërë, përmes këngës së vet, Shyqyri Alushi iu fal popullit të tij me shpirt e zemër, duke qenë një model i qytetarit artist dhe artistit qytetar.

E kur duhej që të ndjente bashkë me dashurinë dhe respektin e qytetarëve shkodranë dhe atyre të të gjithë vendin që asnjëherë nuk i ka munguar edhe vëmendjen, respektin dhe mirënjohjen e shtetit, shëndetësia “falas” dhe qeveria e rilindjes, jo vetëm e ka braktisur artistin fisnik, por edhe po e vret atë me indiferencën e vet!

Unë lutem me shpirt dhe uroj me zemër që Shyqyri Alushi t’a fitojë betejën me sëmundjen dhe të kthehet në familjen e tij për të qenë gëzimi dhe krenaria e tyre e, edhe e jona, po për fat të keq, ai ka përballë bashkë me sëmundjen, edhe shendetësinë “falas” pa ilaçe dhe medikamente, ka përballë edhe indiferencën e qeverisë e të shtetit, i cili nuk kursehet duke shpërblyer e nderuar përfaqësues antivlerash e mediokritetesh perverse, që gëlojnë dhe ushqehen për të gajasur e duartrokitur duke u mbllaçitur e gogësitur korridoreve të pushtetit!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...