Përfshirja në masakrën në ish bllok, ja vendimi i gjykatës për Ervin Matën

Hënë, 04 Mars 2019 09:27

I vetëdorëzuar pak ditë më parë në polici dhe i bindur se nuk është i përfshirë në vrasjen e 4 tetorit të vitit të kaluar, këtë të hënë Ervin Mata ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë.

Verdikti në seancën e mbajtur për të fejuarin e Elvana Gjatës e ka ka lënë të lirë këtë të fundit nën masën “detyrim paraqitje”, ndërkohë që prokuroria kërkoi që Mata të burgosej. Pas Matës i vetmi që tashmë ka mbetur ende i lirë është ish komandoja Mevjol Bilo, i dyshuari kryesor për vrasjen e Fabjol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Eljo Hatos.

Policia e Shtetit kishte shpallur në kërkim që në muajin tetor të vitit 2018, biznesmenin Ervin Mata për ngjarjen që ndodhi në zonën e “Ish-Bllokut” në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

Mata u vetëdorëzua dhe para hetuesve ka deklaruar se ai nuk ka qëlluar askënd dhe është larguar pasi ka patur frikë për jetën. Mata ka qenë i fshehur në Tiranë dhe ia ka dalë që të mos kapet nga policia.

Si shkak i ngjarjes së rëndë në ish bllok fillimisht u mendua se ishte një ngacmim që grupi i Ervis Martinajt kish bërë ndaj Gjatës, por shumë shpejt hetimet shkuan në përfundimin se kemi të bëjmë me prishje të pazareve të drogës mes palëve, Ervin Matës e Ervis Martinajt.

Login to post comments