Agjencia Moody’s: Koncesionet , pika e dobët për ekonominë e Shqipërisë

E mërkurë, 06 Mars 2019 09:42

Profili i kreditit i Shqipërisë, që është një emetues i vlerësuar me B1, ndikohet nga forca e ulët ekonomike me një nivel të ulët diversikimi krahasuar me fqinjët dhe një seri sfidash strukturore. Janë këto vlerësimet që ka bërë agjencia e riskut të kreditit Moody’s cituar nga SEE News në lidhje me Shqipërinë.

Referuar raportit forca e institucioneve të Shqipërisë e vlerësuar si “e moderuar” vjen shoqëruar me theksin tek hapat që duhet të hedhë qeveria në ndjekje të procesit të pranimit në BE duke adresuar në mënyrë të vazhdueshme dobësitë e hasura në sundimin e ligjit dhe kontrollin e korrupsionit. Janë këto disa nga konstatimet e Moody’s në raportin periodik për emetuesit ku përfshihet edhe Shqipëria.

Për Shqipërinë sfidat përfshijnë edhe forcën e dobët fiskale duke marrë parasysh borxhin e lartë publik, edhe pse në trend rënës si dhe dobësitë që vijnë nga sektori energjetik dhe një grup Partneritetet Publike Private.

Profili i kreditit të vendit pengohet gjithashtu nga ndjeshmëria ndaj rrezikut të ngjarjeve, i nxitur nga rreziku i sektorit bankar për shkak të shkallës së lartë të euroizimit dhe sektorit të dobët, megjithë përmirësimin e cilësisë së aktiveve.

“Rishikimi nuk përfshiu komitetin e vlerësimit dhe ky publikim nuk do të anonçojë ndonjë vlerësim renditjeje dhe nuk është një tregues i faktit nëse do të ketë një vlerësim të riskut në të ardhmen e afërt” thuhet në dokumentin e Moody’s.

Problematikat e ngritura nga Moody’s duket se nuk kanë ndonjë alarm të ri për qeverinë apo vendin në tërësi. Problematikat e partneriteteve, dobësive në sektorin e energjisë janë ngritur më herët edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore. Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...