Festë apo përkujtimore

E Enjte, 07 Mars 2019 16:05

Nga Luciano Boçi


Fjalët e urimet për këtë ditë duket sikur nuk shteren, për të transmetuar shenjtërinë e saj.
Megjithatë, asnjëherë nuk mjaftojnë për të përshfaqur të gjithë emocionin.
Ato kanë brenda përulje respekti, mirënjohje, adhurimi për misionarët “e zhurmshëm” të dijes, mësuesit e parë, ata historikët, të tanishmit, ikonat e modelet e paharruara të cdo njeriu.
Ndaj GEZUAR 7 MARSIN mësues, pedagogë, prindër nxënës e studentë!
Por inflacioni i garës së urimeve ka dhe një ngërç sot.
Mësuesia duket “e vrarë”, e lënë pas dore, e përbuzur dhe një ditë e vetme urimesh për të nuk mjafton.
Më shumë fjalët i drejtohen, nga uruesit e pafund, asaj çka ka ngelur në kujtesën e tyre.
Një imazhi të dikurshëm të paharruar e ideal.
Dhe në pjesën më të madhe i drejtohet asaj çka ata dhe ne mendojnë e dëshirojmë se si duhet të jetë mësuesi e mësuesia.
Sepse sot realiteti është i frikshëm.
Mësuesi është i keqpaguar, i trysnuar, i dhunuar politikisht, i pavlerësuar shoqërisht.
Ky këndvështrim i jep kësaj dite shijen e një përkujtimore, për një diçka të fikur e të bukur, sesa shijen e një feste.
Prandaj t’i japim urimet sot në këtë dite të shenjtë, por mbi të gjitha të rikthejmë vëmendjen drejt mësuesit e mësuesisë.
Ta vendosim në piedestalin që meriton mësuesin e mësuesinë dhe ta bëjmë 7 Marsin festë të vërtetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...