TVSH-ja e prodhimeve bujqësore, Zusi: Taksa 14% pritet të sjellë falimentim të sipërmarrjeve

E Enjte, 07 Mars 2019 17:30

Qendra shqiptare e eksportueseve ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me ndryshimet në ligjin “Norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor”.

Në një konferencë për mediat presidenti i kësaj qendre Alban Zusi deklaron se ky ndryshim është vendosur ti bëhet e njohur fermerëve pas muajit shkurt duke shtuar se aplikimi i kësaj takse prej 14% që teknicienët e Ministrisë së Financave u kanë vendosur fermerëve pritet të sjell falimentimin e shume sipërmarrjeve.

“Pas tre muajsh takime pa konkluzion, një mori shkresash pa përgjigje dhe tashmë qindra milion lekë tatim mbi vlerën e shtuar të paguar për muajin Janar nga industrialistët, grumbulluesit dhe tregtarët për llogari të fermerëve, ky grupim i konceptuar nga teknicienët e ministrisë së Financave si taksambledhës të fermerëve ka vendosur që t’ia bëjë të njohur fermerëve se cila është taksa që iu kanë vendosur këta teknicienë, si dhe faktin se mbas muajit Shkurt nuk kanë më mundësi të vazhdojnë të paguajnë për llogari të tyre.

Në të kundërt, nëse industrialistët, grumbulluesit dhe tregtarët do të vazhdojnë ende të paguajnë taksën prej 14% që teknicienët e Ministrisë së Financave u kanë vendosur fermerëve ka shumë gjasa që fermerët të mos kenë më ku të shesin produktet e tyre, pasi këto sipërmarrje do të falimentojnë”.

Por Zusi, pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Bujqësisë Blendi Çuçi, shprehet se ka ende shpresa dhe sinjale pozitive për zgjidhjen e këtij shqetësimi.

“Nën shpresën e këtij takimi të fundit ne vendosëm që ta shtyjmë kohën komunikimit të kësaj takse tek fermerët deri në 14 Mars 2019. Duke besuar sinqerisht tek kuptimi i thellë dhe angazhimi i Ministrit përgjegjës për sektorin por njëkohësisht edhe sensibiliteti i Kryeministrit, gjë për të cilën kemi sinjale të qarta dhe të vazhdueshme.

Por, nëse me 14 Mars 2019 ne do të jemi përsëri të detyruar t’u paguajmë taksidarëve të Ministrisë së Financave nga xhepi ynë apo nga kreditë bankare taksën që këta i kanë vendosur fermerëve do jemi të detyruar që këtë fakt t’ua komunikojmë fermerëve dhe më pas ata ta vazhdojnë vetë përpjekjen e tyre, natyrisht duke pasur mbështetjen tonë, por kjo është taksa e tyre dhe rrjedhimisht përpjekja duhet të jetë e tyrja”.

Nertila Doko/SCAN

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...