Këto pamje janë marrë nën ZRPP e Pogradecit, ku sot u regjistrua një incident që nuk ishte aq i thjeshtë: një qytetar i lodhur nga sorollatjet, nga korrupsioni, mungesa e shërbimit dhe etikës në zyrat e shtetit, i theu xhamin e derës kryeregjistruesit Majlind Shkira.
Pamjet e njerëzve të grumbulluar dhe fytyrat e lodhura tregojnë sa pritje e durim u duhet pogradecarëve të marrin përgjigje për kërkesat e tyre, dokumente a tituj pronësie në këtë ZRPP.
Vetë ministrja e Shtetit, Sonila Qato, e ka vizituar ZRPP-në para një jave pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe është ndeshur me paaftësinë e nëpunësve të atyshëm, por është larguar pa bërë asnjë deklaratë publike.
Pavarësisht të gjithave, Policia e Shtetit ka nisur hetimet sot për thyerjen e xhamit të zyrës së kryeregjistruesit Shkira nga qytetari.
Ndërkohë përsa i përket problemit të korrupsionit dhe paaftësisë së punonjësve ska asnjë reagim.