Mark Zuckenberg sjell ndryshime të reja për ”Facebook”

E Enjte, 07 Mars 2019 18:41

Pas një viti të vështirë për Facebook, pas skandaleve në lidhje me shkeljen e të dhënave dhe privatësisë, Mark Zuckerberg shprehet se dëshiron që Facebook të bëhet një rrjet social “i fokusuar kryesisht tek privatësia”. Por çfarë ka propozuar ‘’Facebook’’?

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, deklaron se privatësia e përdoruesve të ”Facebook ”do të jetë më i rëndësishme se politika e vetë aplikacionit.

Zuckerberg tha se ”Facebook” do të eksplorojë në të gjitha shërbimet e tij, duke filluar nga mesazhet të cilat nuk mund të shihen nga “hakerët, kriminelët apo qeveritë mbizotëruese, ose qoftë dhe nga vetë Facebook-u. Do të ketë një “reduktimin e përhershëm” të postimeve të publikuara vite më parë duke përfshirë këtu fshirjen e fotove, statuseve si dhe mesazhet private. Megjithatë, ai theksoi se opsioni për të bërë publike çdo postim do të mbetet, pasi i lejon njerëzit të zbulojnë njerëz të rinj, ide dhe u jep njerëzve mundësinë për të qenë edhe më social.

Një lëvizje për ta bërë Facebook-in më të fokusuar tek privatësia, mund të ndihmojë në rivendosjen besimit të publikut në këtë platformë, e cila është rrënuar nga skandalet e privatësisë dhe shkeljet e të dhënave. “Unë e kuptoj se shumë njerëz nuk mendojnë se Facebook mund ose do të donte të ndërtonte një lloj platforme të fokusuar në privatësinë”, tha Zuckerberg. ”Aktualisht nuk kemi një reputacion të mirë për ndërtimin e shërbimeve mbrojtëse të privatësisë dhe historikisht jemi fokusuar në mjete që i mundësontë përdoruesve për të qenë sa më të hapur dhe social. Por ne kemi treguar në mënyrë të përsëritur se mund të evoluojmë për të ndërtuar shërbimet që njerëzit me të vërtetë dëshirojnë’’- shprehet ai.

Por duke fshirë postimet e vjetra, ju do ta lini Facebook-un me më pak informacione duke pasur njëkohësisht edhe më shumë privatësi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...