Gjykata e la të lirë, Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën

Premte, 08 Mars 2019 10:07

Pasi u vëtëdorëzua në polici, Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë të lirë biznesmenin Ervin Mata i përfshirë në vrasjen në ish-Bllok më 4 tetor, por Prokuroria nuk pajtohet me këtë vendim.

Organi i akuzës ka apeluar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje në “arrest me burg”.

Login to post comments