Euro dhe konsumi i dobët çojnë inflacionin 1.7 për qind

Premte, 08 Mars 2019 18:16

Nëncmimi i monedhës së përbashkët kundrejt lekut dhe konsumi anemik në vend kanë bërë që në muajin shkurt inflacioni të shënojë nivelin 1.7 për qind. Ky është niveli më i ulët që prej janarit 2018 ndëkrohë që mbetet larg objektivit tëe Bankës së Shqipërisë prej 3 për qind.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit i publikuar këtë të premte nga INSTAT tregon se ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shkurt 2019, krahasuar me Janar 2019, është 0,6 %.

“Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,37 pikë përqindje, pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje” vlerëson INSTAT.

Po kështu rapoorti vlerëson se çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindj kurse çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje secili.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...