Kamionisti i dehur përplas familjen shqiptare

Saturday, 09 Mars 2019 16:57

Një familje shqiptare në Itali ka pësuar një dramë të rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur dje në Marostica, Itali.

Ngjarja ka ndodhur para syve të shumë të pranishmëve të tronditur.

Kush është boksieri kampion i arrestuari si anëtar i bandës 'Bajri'.

Vajza 14-muajshe e familjes është në spital në Padova, ku po lufton për jetën për shkak të një traume të fortë në kokë, ndërkohë që mjekët janë detyruar t’i presin një këmbë.

Në spital është e shtruar edhe nëna e vajzës, me fakturë në krah, si edhe babai, i cili goditi me grusht dritaren e kamionit nga zemërimi, duke pësuar prerje në damarë.

Babai dhe djali në moshë parashkollore i shpëtuan për mrekulli goditjes së një kamionçine të drejtuar nga 58-vjeçari Pietro Dal Santo, në gjendje të dehur, i cili refuzoi t’i nënshtrohej testit anti-alkool.

Autori i aksidentit është arrestuar mbrëmë, ndërkohë që shkak u bë ikja nga postblloku i policisë. Sipas raportimeve, policia e kishte ndaluar në postbllok makinën, por pasi i kërkuan dokumentet Dal Santo i dha gaz e u largua me shpejtësi.

Për fatin e keq të familjes shqiptare, dalja e makinës nga kontrolli shkaktoi aksidentin e rëndë që mund të shndërrohet në tragjedi, pasi vogëlushja është në luftë me vdekjen në spital.

Login to post comments