Autoritetet e Pakistanit njoftuan gjetjen e trupave të pajetë të shtunën të dy alpinistëve, italianit Daniele Nardi dhe kolegut të tij britanik Tom Ballard.
Trupat e tyre u gjetën 13 ditë pasi humbën në lartësinë e 5900 metrave, ndërkohë që po përpiqeshin t’i ngiteshin majës Nanga Parbat në Himalaje 8,126 metra e lartë që konsiderohet si pjesa më e vështirë. Kjo majë njihet ndryshe dhe si “mali vrasës”
Ali Muhammad Saltoro, kompania e të cilit Alpine Adventure Guides organizoi misionin e kërkim shpëtimit për dy alpinistët, tha se ata ishin goditur nga një ortek. Vdekjen e tre e kishte konfirmuar më herët ambasadori i Italisë në Pakistan, Stefano Pontecorvo.
Të dy alpinistët u dëgjuan për herë të fundit më 24 shkurt, kur Nardi, një alpinist italian me përvojë, i telefonoi bashkëshortes. Operacioni i kërkim shpëtimit i dy alpinistëve vijoji për ditë me radhë dhe për të u ngritën katër ekipe e u mobilizuan helikopterë ushtarakë të Pakistanit.
“Dua të kujtohem si një djalë që guxoi të bëjë diçka të pabesueshme,” ishte shprehur italiani Nardi.
Britaniku Ballard është djali i alpinistes britanike Alison Hargreaves, e cili u bë gruaja e parë që ngjiti e vetme malin Everest në vitin 1995, por vdiq më vonë në të njëjtin vit, duke zbritur nga maja K2 e Pakistanit, mali i dytë më i lartë në botë.