Faik Bruçi nderohet me titullin “Ambasador i Paqes”  

Hënë, 11 Mars 2019 09:51

Në një ceremoni madhështore ku ishin të pranishëm personalitete, politikanë, shkrimtarë, njerëz nga fusha e artit dhe kulturës u nderua me titullin “Ambasador i Paqes”, njeriu i vlerave humane njerëzore, biznesmeni Faik Bruçi. Njeriu që ka kontribuar ndër vite në ndërtimin e veprave madhore siç janë hidrocentrali i Fierzës, dhe Komanit, që ka kontribuar në ruajtjen e traditës, kulturës, artit dhe sportit u vlerësua nga të pranishmit që kishin mbushur sallën e Muzeut Historik Kombëtar. 

Një dokumentar prej 10 minutash u shfaq për të treguar jetën dhe veprat e zotit Faik Bruçi ndër vite, rolin që ka luajtur në komunitet, në ndihmë të familjeve në nevoj, në zhvillimin e zonës, në kultivimin e ruajtjen e traditës.

Një vit pas dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i qarkut të Dibrës, ky është çmimi tjetër i rëndesishëm që i akordohet zotit Bruçi. Ndërkohë që bashkësia dibrane i ka propozuar presidentit të Republikës emrin e biznesmenit Faik Bruçi për një tjetër titull të rëndësishëm. Gazetari i mirënohur sportiv Dëfrim Methasani, moderator i kësaj ceremonie ju dha fjaën njërezve të rëdësishëm dhe që e njohin kontributin dhe vlerën e zotit Fasik Bruçi.

Nazif Bodini, mësuesi i parë i zotit Bruçi, i emocionuar dhe i gëzuar, që një nxënës i tij si Faik Bruçi ka këto rezultate, shprehu vlerësimet maksimale për punën dhe arritjet ndër vite.

 

Nje tjetër personalitet si Bujar Kapexhiu mori fjalën në këtë ceremoni. “Këtu është salla plot, ndihet fisnikëria dibrane, ndjeshmëria për të respektuarnjëri-tjetrin. Të flasësh për Faik Bruçin, se ka bërë këtë apo atë vepër, të gjithë e besojnë. Ne e besojmë, e adhurojmë, sepse e kemi provuar. Kur themi ku do shkojmë-tek Faik Bruçi, tek njeriu që gjejmë dashamirësi, shpirtgjerë, dhe vlerat e dibranit. Nder i madh për dibranët që të kenë një ambassador paqeje”-tha Bujar Kapexhiu.

 

Për Besim Ndregjonin, zoti Faik Bruçi tregoi vlerat e tij si biznesmen, si njeri i Lukanat, dhe të gjithë ndiejnë krenari për punën që ka arritur. “Ti shërbesh kombit është gjëja më e madhe. Faiku e ka kryer punën e tij ndaj familjes, Lukanit dhe Dibrës”-tha Ndregjoni. “Është kënaqësi e veçantë sot, Faik Bruçi është intelektual, menaxher i zoti, është nder ta kesh mik, shok”-ishte vlerësimi që bëri Hysen Dervishi.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe këshilltari i Presidentit të Republikës, Leonard Tase, i cili vlerësoi rolin dhe kontributin e zotit Bruçi në komunitet dhe shoqëri.

“Të dëshmosh një nder që ta kanë bërë është e domosdoshme. Faiku e gjen mënyrën sesi ta bën nderin edhe me një këshillë. Faiku për mua është një model i suksesshëm”-tha gjat fjalës së tij Hekuran Vladi.

Në emër të Federatës Ndërkombëtare të Paqes, Gaqo Apostoli i dorëzoi titullin “Ambasador i Paqes”, zotit Faik Bruçi.

 

Aktiviteti u shoqërua me valle e këngë tradicioane dibrane. Këngëtari Dritan Jashari përformoi muzikë dibrane për të pranishmit i shoqëruar nga valltarë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...