Situata e rëndë/ Banorët vijojnë qëndresën në mbrojtje të banesës së tyre

Hënë, 11 Mars 2019 11:57

Prej rreth 2 orësh vijon tensioni pranë shkollës "Petro Nini Luarasi", si pasojë e një aksioni të ndërmarrë nga një përmbarues privat për prishjen e një banese.

Mësohet se me vendim gjykate pas shembjes së godinës, trualli do t'u rikthehet ish pronarëve. Ndërsa familjarë të cilët shprehen se jetojnë në atë banese prej më shumë se 75 vitesh pretendojnë se kanë dokumentacion të rregullt dhe se nuk ekzistojnë pronarë të tjerë.

Ndërkaq, situata vijon të jetë e agravuar. Jashtë banesës ka forca të shumta policie, ndërsa familjarët konfrontohen herë pas here. Disa prej tyre janë shoqëruar në polici.

Sakaq, situata është bërë edhe më e rëndë për shkak të prezencës së fëmijëve.

Login to post comments