Viktima te Liqeni është ish i dënuari politik i revoltës së Qafë Barit

Saturday, 16 Mars 2019 19:51
Foto e H. B  i arrestuar në kohën e revoltës në vitin 1984 Foto e H. B i arrestuar në kohën e revoltës në vitin 1984

Burime të 55news.al mësojnë se viktima e qëlluar në një atentat teksa vraponte nga Liqeni është Haxhi Baxhinovci. Teksa ende nuk janë bërë zyrtare shkaqet e kësaj vrasjeje mafioze, mësohet se Baxhinovci ishte një nga të dënuarit e revoltës së vitit 1984 të Qafë Barit ku u dënuan me vdekje 2 të burgosur, u vra një tjetër dhe u dënuan shumë të tjerë.
Ai është qëlluar me tre plumba, ndërsa në ato momente trupi është batuar dhe ka rënë në shkurret poshtë pistës së vrapit. Viktima ka qenë i veshur me tuta sportive, në ngjyrë të zezë.
Ekspertët janë ende në vendngjarje dhe po bëjnë këqyrjen e trupit. Po ashtu raportohet se ata po bëjnë edhe kontrolle me qen gjurmues në zonë.
Po ashtu mësohet se djali i viktimës, dëshmitar okular në ngjarje ndodhet aktualisht në ambientet e policisë ku po jep dëshminë e tij.
Policia është shprehur se ka identifikuar atentatorët ku mësohet të kenë qenë dy persona dhe po punohet për kapjen e tyre.

Modifikuar më Saturday, 16 Mars 2019 20:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...