Shumë zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike nga data 18 deri më 20 mars.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se energjia do të stakohet për shkak të remontit të planifikuar në disa nënstacione dhe punimeve në kabina. Më konkretisht:
“Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona: Paskuqan 2, Babrru (pjesërisht), Zona e Kodrës së Kuqe, Bathore, Paskuqan, zona pranë shinave të Trenit, rruga “Vangjel Noti”, Kombinat pjesërisht, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, rruga “Jordan Misja”.
Ndërkohë, si rrjedhojë e punimeve në kabina, po më 18 mars gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të ndërpritet energjia elektrike në këto zona: Rruga “Thanas Ziko” pjesërisht, rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht, rruga “Ali Visha” pjesërisht, rruga “Drago Siliqi” pjesërisht
Ndërsa, remonti i planifikuar në Kinostudio në datat 19 dhe 20 mars do të lë pa energji abonentët në intervalin kohor 08:00-16:00 në këto zona të Tiranës:
“19 mars, pa energji: rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare (ISUV), rruga “Sotir Caci”, Tufinë, fshatrat Tujan, Ferraj, Carrë