Tetra Pak në partneritet për të përmirësuar zhvillimin e bulmetit në Shqipëri

Tuesday, 19 Mars 2019 15:33

Partneriteti pritet të rrisë prodhimin e qumështit dhe të ardhurat e fermerëve me të paktën 20-30%

Tiranë, Shqipëri (18/19 Mars 2019) - Tetra Pak dhe Tetra Laval Food for Development, të dyja pjesë të Grupit Tetra Laval si dhe kompanitë e bulmetit Agroal & Global Services (AGS) dhe Lufra kanë rënë dakord për një partneritet tre-vjeçar për të përmirësuar prodhimin e qumështit në Shqipëri përmes modelit Dairy Hub. Marrëveshja u nënshkrua mbrëmjen e djeshme në një event të veçantë pranë ambienteve të Ambasadës Suedeze në Tiranë.
Përmes modelit Dairy Hub, Tetra Laval Food for Development mbështet klientët e Tetra Pak duke i lidhur ata me fermerët e vegjël dhe duke u ofruar asistencë teknike, njohuri praktike dhe trajnim për zhvillimin e prodhimit dhe grumbullimit të qumështit. Qëllimi i Dairy Hub është rritja e vëllimit të prodhimit të qumështit duke integruar mbajtësit e vegjël në zinxhirët e furnizimit të bulmetit. Në Shqipëri, partneriteti synon të përfshijë më shumë se 3,000 fermerë, prodhimi dhe të ardhurat nga qumështi të të cilëve pritet të rriten me të paktën 20-30%.
Guillaume Latourette, Drejtor Menaxhues pranë Tetra Pak për Europën Juglindore tha: "Ne jemi shumë të kënaqur që AGS dhe Lufra do të punojnë me ne për krijimin e Qendrës së parë të bulmetit Dairy Hub në Europë, e cila synon të përmirësojë produktivitetin e bulmetit, të rrisë të ardhurat e fermerëve dhe të sigurojë një furnizim afatgjatë të qumështit cilësor të prodhuar në vend, pa rritur kostot e grumbullimit. Jemi të bindur se me përpjekje të përbashkëta mund të krijojmë përfitime për të gjitha palët: fermerët, përpunuesit e qumështit, ekonominë vendase si dhe konsumatorët".
"Është gjithmonë kënaqësi e veçantë për mua si Ambasador i Suedisë, të shoh kompanitë suedeze që forcojnë prezencën e tyre në tregun shqiptar! Më vjen mirë që Tetra Pak dhe klientët e saj të bulmetit angazhohen në zhvillimin e prodhimit të qumështit nga fermat e vogla në Shqipëri, një sektor që ka shumë nevojë si për investime ashtu edhe për asistencë teknike. Ne kemi parë që modeli Dairy Hub me mbështetjen e Suedisë ka funksionuar mirë në shtete të tjera si Bangladeshi dhe Kenia. Është nder për Ambasadën Suedeze në Shqipëri që nënshkrimi i partneriteteve të para Dairy Hub të Tetra Pak në Europë realizohet në ambjentet e ambasadës sonë," tha në fjalën e tij Ambasadori i Suedisë, Z. Johan Ndisi.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...