Prej orësh policia po terrorizon banorët e ‘Astirit’: I kërkojmë ambasadave të reagojnë

Tuesday, 19 Mars 2019 20:01

Prej disa orësh forca të shumta po mbajnë të rrethuar zonën e “Astirit” ku edhe prej 136 ditësh banorët po protestojnë kundër vendimit që i shkatërron banesat dhe i nxjerr në rrugë. Ky akt aspak i pazakontë, duke patur parasysh që edhe protestat kanë qenë të qeta, po tremb burra gra e fëmijë të cilët ndryshe nga ditët e tjera nuk po largohen nga vendi i protestës edhe pse e deklaruan të mbyllur. 

Ministri Sandër Lleshaj ka urdhëruar prej disa ditësh që ti mbajë nën presion këta banorë, ku synon zmbrapsjen e tyre dhe tërheqjen nga bashkimi me protestat e opozitës para Parlamentit.
Banorët duke parë që policia vijon ti mbajë të rrethuar, i bën thirrje ambasadave që të kenë një reagim.
“Jemi të rrethuar nga policia. Jemi nën trysni dhe terror policor . U kërkojmë ambasadave që të reagojnë. Ne nuk do të largohemi dersa të largohet policia” shprehen banorët.

"Përsërisim thirrjen për ambasadën amerikane, na kanë rrethuar sikur të ishim në Jeruzalem. Ministër Lleshaj largoi policët. Tërhiq policinë dhe na lër të shkojmë në shtëpitë tona. Edhe ambasadës gjermane, britanike asaj të BE-së të shikojnë se si vijnë të ushtrojnë presion ndaj banorëve të “Unazës” tha një tjetër banor i cili po qendron me fëmijët e mitur i rrethuar nga policia.

Modifikuar më Tuesday, 19 Mars 2019 20:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...