“Qelqi” zbulon heroinë dhe kanabis, 4 në pranga, makinë me qera për të fshehur gjurmët

E mërkurë, 20 Mars 2019 08:12

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Qelqi” ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1 kilogramë e 251 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, si dhe 19 doza të dyshuara heroinë, duke u arrestuar katër persona.

Gjatë mbrëmjes së kësaj të marte nga policia e Tiranës në bashkëpunim me forcën speciale “Shqiponja", u vunë në pranga E. Xh., 26 vjeç, S. D., 24 vjeç dhe A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Tre të rinjtë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonin, policia iu gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 1 kilogramë e 251 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Sipas policisë, të dyshuarit kishin si qëllim nxjerrjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Për të shmangur dyshimet e policisë mjetin me të cilin po qarkullonin këta shtetas e kishin marrë me qera.

Po gjatë operacionit ra në prangat e policisë edhe B. V., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Policia dispononte informacione se 55-vjeçari merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të drogave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”.

Lëndën narkotike i dyshuari e siguronte nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Lidhur me këtë aktivitet hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...