Bulqizë/ Po bënin mësim, 11 nxënës përfundojnë në spital

E mërkurë, 20 Mars 2019 11:09

Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë të shkollës ‘Shefqet Tançi’ në Bulqizë kanë përfunduar në spital. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se nxënësit në orën mësimore të vizatimit kanë përdorur një lëndë të llojit sapun dhe kjo ka krijuar shqetësime duke bërë që ata të dërgohen me shpejtësi në spital.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e nxënësve të klasës së gjashtë, ndërsa vijojnë të trajtohen me serum nga bluzat e bardha në Bulqizë.

Pas mësimit nxënësit e shkollës ‘Shefqet Tançi’ kanë patur marrje mendsh dhe të vjella, situatë kjo, që ka detyruar transportin e tyre me urgjencë në spitalin rajonal të Bulqizës.

Pjesë nga deklarata e nxënësve:
Nxënësi: Nga era e keqe e sapunit.
Çfarë orë mësimi po bënit?
-Vizatim. Ishim në klasë.
Për sa kohë po e përdornit sapunit?
-Gjysmë orë.
Nxënësi 2: Ishim në orë të mësimit në vizatim. Kjo ndodhi kur ishte duke mbaruar ora e mësimit. Nga era e keqe pësuam edhe shqetësimet.
Nxënësi 3: Kur mbaroj ora filloj dhe po na dhimte barku dhe filluam të dalim nëpër dritare.

Modifikuar më E mërkurë, 20 Mars 2019 11:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...