Ashensorët dhe detergjentët pa kontroll

E mërkurë, 20 Mars 2019 17:01

Ashensorët në Shqipëri janë pa standarde dhe nuk mirëmbahen.Alarmi është dhënë nga kreu i Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Produkteve jo-Ushqimore gjatë një takimi me Dhomën Amerikane të Tregtisë.Sipas Llupos kontrolli për ashensorët është i vonuar ndërsa mungon edhe kontrolli rutinor.Vetëm pak kohë më parë në Tiranë mbeti e dëmtuar një 24-vjeçare si pasojë e dëmtimit të ashensorëve.Shqetësime u ngritën edhe për cilësinë e detergjentëve dhe të lodrave.

Ashensorët e vendosur në pallatet e ndërtuara në 20 vitet e fundit vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit. Madje dhe institucioni i ngritur për monitorimin e tyre është në kushtet e pamundësisë për të stabilizuar situatën e krijuar ndër vite. Një nga shqetësimet kryesore është mungesa e kontrolleve dhe mirëmbajtjes.

Julian Llupo: Vazhdon që të mos kryhet ky proces nga ana e ndërtuesve. Ashensorët vihen në përdorim ose i kalojnë banorëve duke u kaluar një kosto dhe një instalim që zakonisht është i rrezikshëm dhe në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar është dhe i paligjshëm. Autoritetet doganore të kryejnë një proces më të rreptë sa i përket këtyre produkteve për shkak të riskut të lartë që ato mbartin.

Një tjetër alarm Inspektorati ka për cilësinë e detergjentëve dhe sigurinë e lojërave të fëmijëve.

Julian Llupo: Jemi detyruar të shkojmë në laboratorë të akredituar në Europë për detergjentët pasi këtu ka një strukturë prodhuese në Shqipëri që mbetet me probleme sa i takon standardeve dhe asaj që parashikon ligji.

Disa javë më parë në Tiranë një 24 vjeçare u dëmtua si pasojë e shkëputjes së ashensorit.

Edhe zjarrfikësit në Tiranë e pranojnë se një nga problemet kryesore mbetet mungesa e kontrolleve të përhershme, pasi në një pjesë të konsiderueshme banorët nuk paguajnë mirëmbajtjen.

Modifikuar më E mërkurë, 20 Mars 2019 17:07

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...