Protestuesit e "Unazës" po marshojnë drejt Policisë ku po mbahet në arrest Dorjan Protoduari

E Enjte, 21 Mars 2019 18:34

Ka filluar pak minuta më parë marshimi i protestuesve të Unazës së Re në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku po mbahen të ndaluar protestues që morën pjesë sot në protestën përballë parlamentit.

Sikundër syri.net paralajmëroi më herët marshimi ka nisur nga ‘Unaza e Re” dhe po zhvendoset në drejtim të Policisë ku mbahet i ndaluar edhe një nga organizatorët kryesorë të protestës së Unazës së Re, Dorian Protoduari.

Me thirrjet “Qeveri e krimit”, “Këtu vendosim ne” banorët e ‘Unazës së Re’ po ndiqen në marshimin e tyre nga forca të shumta policie që i survejojnë në distancë.

Pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë në këto momente ndodhen edhe ish-deputetë të opozitës, të cilët janë në mbështetje të protestuesve të ndaluar.

Modifikuar më E Enjte, 21 Mars 2019 18:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...