Shkëlzen Berisha: Ja pse e kam paditur gazetarin Gay Louzon për përfshirjen në librin për Gërdecin

E Enjte, 21 Mars 2019 22:20

Juristi Shkëlzen Berisha në një intervistë të dhënë për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka treguar arsyet se pse ka paditur gazetarin amerikan Gay Louzon për përfshirjen e tij në librin për Gërdecin.

Ylli Rakipi: Gay Louzon ka botuar një shkrim ku ju përmend ju, më pas një libër që u bë edhe film. Pse i keni paditur këta persona?

Shkëlzen Berisha: Këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të ndryshme, ka publikuar diçka që është shpifje përsa i përket implikimit tim në këtë çështje. Kam paditur Louson sepse nuk e ka bërë detyrën e tij si gazetar, nuk ka kontaktuar asnjëherë me mua, për një intervistë.

 

Në mënyrë të qëllimshme ai shmangu çdo lloj fakti dhe prove që të provonte se ata që thoshte Diveroli e Trebicka janë të pavërteta. I kam dërguar një email në 2011 dhe ai nuk është përgjigjur.

Ylli Rakipi: Çfarë është akuza konkrete?

Shkëlzen Berisha: Janë 2 çështje. Përfshirja e imja në AEY, ku janë edhe Diveroli, përfaqësues të MEIKO-s ku thuhet se kam qenë edhe unë. Këtu Louzon më përfshin edhe mua. Unë kam munduar të kontaktoj me të, menjëherë kur botoi shkrimin e parë në revistën RollingStone. I kam kërkuar që edhe pse nuk më keni kontaktuar, unë jam i gatshëm të jap detaje dhe informacione në lidhje me këtë gjë. Ky email nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.

Ylli Rakipi: Gazetari Louzon ka bërë një lidhje me skype me emisionin e Rudina Xhungës dhe ai thotë se ju jeni përfshirë dhe paratë kanë përfunduar në Qipro.

Shkëlzen Berisha: Zoti Louzon e di shumë mirë që historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me AEY. Ai përpiqet që ti përfshijë këto histori dhe përpiqet që ta bëjë librin e tij më interesant. Demontimi dhe shitja e fishekëve janë dy histori të ndryshme.

Login to post comments