Dr Fatmir Terziu
Sot, shumica e perspektivave që mendohen dhe gjykohen bazuar në situatën politike dhe të tendosur shqiptare, gjithnjë të nxjerra nga debatet televizive, faktet reale dhe nga gjendja sociale kanë tendencë të argumentojnë se politika e tranzicionit në Shqipëri, vetë një term i kontestuar, ende nuk është shterur së vepruari ndryshe nga sa ishte e pritshmja, e arsyeshmja e një detyre
demokratike për një vend mjaft domethënës në integrim dhe procesin integrues europian. Kjo ka mbetur edne një natyrë statukuo. Dhe natyra e saj është disi e pakuptueshme nga mjaft. ‘Cila është natyra e kësaj statukuoje që kuptojmë?’ është një çështje kyçe që përfshin shumë debatues, gjë që krijon një bollëk të pikëpamjeve alternative dhe konkuruese se çka është të jetë ‘mentale’ dhe se si mendojnë, ndjehen dhe veprojnë protagonistët e të gjitha kahjeve politike. Duke menduar për këto çështje në mënyrë të pashmangshme politike: protagonistët dhe angazhuesit e nivelit të Liderit të sotëm politik, nuk duhet të perceptohen si të japin llogari “shkencore” ose “objektive” për mënyrën se si po evoluojmë, sepse shihet qartë se ata dhe ne së bashku jemi në një udhë, ku ecurive i frikësohen dhe i frikësohemi thjesht mes lidhjeve me qëllime të veçanta politike, të cilat synojnë të vënë në dukje botën reale shqiptare në mënyra të arguementueshme, të (pa)qarta, të (pa)arsyeshme, të veçanta. Kur themi kështu natyrisht na duhet fakti dhe faktori
sqarues. Ndoshta një nga më të mirët e kësaj është Giddens, i cili, duke ndjekur, vëzhguar dhe menduar Blair-in, ndryshe nga sa e kuptonin të tjerët, u shfaq për të ofruar një “hartë rrugore” sociologjike për politikën e “Laburëve të Rrinj” në Mbretëri të Bashkuar.
Me librin e tij të publikuar “Përtej të majtës dhe të djathtës” (Giddens, 1994b), dha një libër plot enigma në demokracinë sociale dhe në shtetin e mirëqenies dhe pastaj u bë ‘teoriku’ i ish kryeministrit britanik Blair dhe regjimit të tij të ri të Laburëve të Rrinj, duke i dhënë dhe shkëlqim intelektual një partie, që kishte humbur ose ndërprerë çdo lidhje me demokracinë sociale të valës së parë. (Therbon, 2007: 100). Në udhën e parë të ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, me kryeministrin aktual Edi Rama, termi “Neë Labour” në pikëpamjen e Blairit, u shndërrua në “Rilindje”, duke dhënë kështu vetë arsyen që ish Kryeministri bëhej një këshilltar i “Rilindjes” dhe udha e hartës së re politike të partisë së Nanos, të shndërruar nga ish Partia e Punës po shkonte në venitjen e saj. Nga ana tjetër zgjatja e pushtetit të Ramës me një mandat tjetër, (i pari erdhi me sloganin: “Fajin e ka Saliu”) krijoi arsyen dhe domosdoshmërinë që edhe krahu tjetër të pikëtakonte mendimet e Giddens, të cilat ishin “Përtej të majtës dhe të djathtës”. Pra lindi lëvizja Basha, e cila si shkas zgjati termin e saj inicues “Republika e Re”, duke dhënë një kontekst pak a shumë të një lëvizje moderne, por të pakuptueshme nga mjaft. Sidoqoftë, korrigjimi u krye shpejt në një kontest të debatueshëm edhe sot kur vota nuk dha rezultat, pasi ajo u shpërdorua dhe më saktë sikurse debati politik vazhdon dhe janë prurë edhe fakte shkurt “votat u vodhën”. Dhe kur vidhen votat? Vjedhja e votave natyrshëm kërkoi kurs ndryshe në këtë pikë, dhe çështjet që mbeteshin në veshin e shurdhër të zyrtarëve europianë, natyrshëm kërkonin mendim të thellë në kampin e Bashës (në të dy kampet mendimet kishin evoluar, për të dy kampet kishte lëkundje elektorale: “fajin e ka Saliu” e zuri hashashi dhe natyrisht synimi që paraja të bënte rrokadën e votës). Opozitës së Bashës i mbeti në dorë hutimi i momentit, lëvizja e lënë disi në mëdyshje, moskuptimi saj i një mase të gjerë, dhe natyrisht hapja e re drejt një lëvizjeje të re. E reja, ose më saktë lëvizja e Bashës, tashmë është në thellësinë e “Përtej të majtës dhe të djathtës” me të cilën Giddens dha rezultat.
Çfarë do të thotë në këto dhe me këto çështje lëvizja e Bashës në PD: lëvizja e mendimit që hedh poshtë totalitetet brenda partisë, ngre, mbledh dhe evidenton vlerat universale, bashkon, ndërmjetëson dhe funksionon lidhjet dhe ekspresionet e mëdha historike, bazohet dhe intermentohet tek themelet e ngurta të ekzistencës njerëzore dhe mundësia e njohjes objektive
të faktorit elektoral, politik brenda dhe jashtë partisë. Derisa elektorati dhe anëtarësia në mjaft raste, po aq dhe ambienti politik është skeptik për të vërtetën, lëvizja e Bashës është unitet dhe përparim, që natyrshëm në fazën e tillë krijon një mëdyshje, por që jep mendimin e bindjen për rezultat pozitiv, kundërshton atë që e sheh thjesht si elitizëm në kulturë, tenton relativizëm kulturor dhe feston pluralizmin e gjerë dhe statutor në PD, ndërprerjen dhe heterogjenitetin e rrugëve të ushqyera me gabime. A janë të gjitha të shprehura e të rishprehura nga Basha? Natyrisht që po. Por duke ditur se të gjitha lëvizjet e reja, i përkasin “postmodernizmit” patjetër ka komplekse dhe diversizma teorike, që në termin kryesor edhe spe hezitojnë e qasin dhe e shfaqin qartë se idetë e reja janë e vetmja rrugë që rikthejnë syrin, mendjen dhe veshin intelektual për një transformim me ardhjen e të resë, të rrinjve të edukuar e të mirëkualifikuar, me largimin e të inkriminuarve dhe krijimin e bindjes se e reja është gjithnjë e hapur për të zënë vendin e saj në këtë udhë