Partia Socialiste është vënë prej ditësh në një lëvizje të ethshme për të grumbulluar sa më shumë njerëz, madje edhe më pahir, për antimitingun që do të zhvillojë nesër në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Për ta vërtetuar këtë fakt në orët e fundit qarkullon edhe një memo në ëhats app e kryetarit të Fresshit të Tiranë, Elion Hysko, drejtuar të gjithë strukturave të PS-së që të sjellin nesër në shesh të gjithë të punësuarit, madje të sigurohen që këta të marrin edhe 10 veta me vete që të duket një antimiting sa më madhështor.
Madje Hysko thotë se ka urdhër nga shefi i vogël, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Erion Veliajn, i cili u kërkon që të ketë sa më shumë njerëz pasi i duhet një superimazh për nesër.
Këto mesazhe alarmi vijnë pas një rënie të theksuar të popullaritetit të Qeverisë Rama, e cila në lebetitjet e saj të fundit po përpiqet të mbahet fort te paterica e saj më e fortë që është Propaganda.
Ky mesazh ka vënë në siklet edhe vetëm anëtarët e forumit socialist të cilët i thonë shefit të tyre në FRESH, se e kanë ca si tepër numrin 10 të personave që duhet të marrin me vete për të sjellë në shesh.