Banorët e “Unazës së re” nuk u janë trembur arrestimeve me urdhër dhe kanë dalë sot sërish të protestojnë. Fjalën e hapjes së protestës e mbajti nëna e Dorjan Protoduarit, i arrestuar për protestën e opozitës, edhe pse protesta nuk ishte e dhunshme. Ajo dërgoi dy mesazhe, një për Edi Ramën ku i tregoi se pushteti do ti rrëzohet nga këta banorë dhe mesazhi tjetër për drejtorin e Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziun, i cili i mban të arrestuar djalin njësoj si i ati i tij në komunizëm arrestonte gjyshin e Dorjanit.
"Nuk na tremb as me arrestime, neve më shumë na motivon. Ne jemi më të fortë. Ta kemi thënë se karrigia e pushtetit do të të ikë nga ne banorët e “Unazës. Edhe një thirrje për drejtorin Ziu. Është i zi si mbiemri që mban sepse edhe babai i tij ka qenë i zi sepse donte të arrestonte vjehrrin tim në kohën e komunizmit, sot i biri do të mbajë në burg djalin tim. Por ta dish se edhe në varr të jem, do ngrihem dhe do të marr hakun tim” tha nëna e Dorjan Protoduarit.