Aljazeera: Si po e rrëmben Rama dhe oligarku jugun e Shqipërisë

Premte, 22 Mars 2019 22:14

Aljazeera’ shkruan se Qeveria shqiptare kërkon të nxisë turizmin duke shkelur të drejtën themelore, atë të pronës.

Bëhet fjalë për jugun e vendit, Himarën, aty ku gazetari me origjinë greke John Psaropoulos ka intervistuar banorët etnike grek që ankohen për grabitjen e pronave.

‘Qeveria shqiptare e mori vendin në nëntor për të ndërtuar në bregdetin e jugut, por ky vendim nuk është ratifikuar nga parlamenti dhe as nuk është nënshkruar nga Presidenti.

Pronarët etnikë grekë thonë se shteti po u merr me forcë pronën e tyre dhe nuk kanë ku të ankohen (të bëjnë rekurs) pasi gjykatat në Shqipëri kanë pushuar së ekzistuari pas problemeve me korrupsionin’, raporton ‘Aljazeera’. Bëhet fjalë për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Po kështu Deutsche Bank ka vlerësuar pasurinë e tyre nga 800 milionë deri në 1 miliardë e gjysmë Dollarë.

Në reportazhin ‘Aljazeera’ flet dhe kryedemokrati Luzim Basha, i cili thotë se qeveria shqiptare punon natë e ditë për të rrëmbyer tokat e qytetarëve të cilat më pas ua shpërndan oligarkëve.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i intervistuar nga gazetari thotë se qeveria shqiptare sigurohet që toka që i kalon investitorëve të fuqishëm të jetë në përputhje të plotë me ligjin.

‘Al Jazeera’ del në përfundimin se pronarët nuk kanë ku ta kërkojnë të drejtën e pronës për shkak se sistemi i drejtësisë ka rënë në kolaps, për pasojë po përfitojnë biznesmenët e lidhur me qeverinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...