Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari tregon takimin e fundit me të: Jam shokuar

Premte, 22 Mars 2019 22:43

I ftuar në studion e “Report Tv”, gazetari Elton Qyno, ka rrëfyer takimin e fundit me avokatin Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Qyno tregon se e kishte mik të afërt Gurrën dhe se për herë të fundit e kishte takuar para një jave.

“Para një jave kam zhvilluar një takim me të, biseda e fundit që kam zhvilluar ka qenë për cështjen Shullazi, pasi ndodhet në Apel dhe diskutimi ka qenë mbi këtë temë. Diskutimi ka qenë nëse do të paraqitej atë ditë, në burgun ku qëndron Shullazi për strategjinë e mbrojtjes.

Jam shokuar edhe vetë kur dëgjova lajmin. Drejtësia ka dalë jashtë funksionit. Ai është shtetas anglez, ka pasaportë angleze. Është rikthyer në Shqipëri, pasi ka familjen. Bënte një jetë mes Anglisë dhe Shqipërisë,”– tha gazetari Qyno.

Mbrëmja e Sulltan Novruzit është përgjakur në qytetin e Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç banues në Elbasan është ekzekutuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15 teksa po pinte kafe në ambjentet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...