Një plagosje me armë ka ndodhur në Vlorë në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 nëntori”, ku ka mbetur i plagosur 53-vjeçari Arsen Gerbi . Gerbi u qëllua me një plumb në këmbë, ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.