E njohur si gjuha globale e biznesit, ka 335 milionë njerëz në planet që e flasin anglishten si gjuhë të parë dhe 505 milionë që e flasin atë si gjuhë të dytë. Europa ka zotësinë më të fortë të të folurit të gjuhës angleze ndaj çdo rajoni në botë. Ndonëse dalja e Britanisë së Madhe si pjesë e BE-së nuk mendohet se do të ketë një ndryshim masiv.
Duke përdorur indeksin e aftësisë angleze (EPI), aftësia e folësve anglisht në vende të ndryshme mund të përcaktohet lehtësisht, ashtu sikurse përllogaritet edhe përqindja e personave që nuk e flasin dot gjuhën angleze.
Sipas një harte të përpiluar nga MapChart, me të dhënat e Indeksit EPI, Shqipëria rezulton me përqindjen më të lartë të personave që nuk flasin anglisht, me vetëm 17% të popullsisë që e njohin dhe e flasin mirë gjuhën angleze. E njëjta panoramë duket edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit.
Anglishtja zakonisht është një shenjë e mirë për zhvillimin e një vendi dhe ka një lidhje me kualitetin e lartë të jetës dhe të ardhurat mesatare. Është gjithashtu një aftësi bazë për të gjithë fuqinë punëtore globale.