Vijon telenovela “Shullazi”. Seanca gjyqësore e planifikuar të mbahej sot nuk është zhvilluar, duke u shtyrë kështu për të disatën herë.
Shkak për dështimin e seancës ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë është bërë mungesa e avokates.
Gazetarja e Panorama bën me dije se avokatja e caktuar më herët kryesisht, dha dorëheqjen nga mbrojtja e Gilmando Danit, me arsyetimin se do jetë jashtë vendit për arsye shëndetësore. Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe zëvendësoi avokaten me një tjetër kryesisht. Pas kësaj u caktua që seanca e radhës do të mbahet në 8 prill.