Qysh kurse qeveria e drogës dhe gazit mori drejtimin e vendit, nën shembullin e përvojës së etërve, ndërtoi një pushtet të bazuar në ish nomenklaturën komuniste ose bijtë e tyre. Kryesisht strukturat më kriminale të ish shtetit e Partisë së Punës, partisë më terroriste në gjithë vendet e lindjes komuniste. Në Policinë e Shtetit u emëruan gjithë oficerët e Sigurimit që nuk kishin dalë në pension. Deri më tani janë emëruar drejtorë pa fund nga zona e parë operative. Ata i përkasin një rrethi gjeografik që është fiks nga zona e parë operative Vlorë-Gjirokastër që formoi Dushan Mugosha me Miladin Popoviçin në gusht 1943, prej së cilës ishin në shumicë edhe kuadrot e regjimit komunist, sidomos në ushtri, polici e sigurimit. Pavarësisht se është një krahinë me numër të vogël të popullsisë, jepet përshtypja sikur të gjithë këta janë të mbaruar për policë. Edhe zgjedhja e radhës e Ramës, me propozimin formal e mendjelehtë të Leshit, na bën të mendojmë se nuk ndalet mbizotërimi i zonës së parë operative, pavarësisht se si rrjedhin ngjarjet. Nuk ka kuadro nga krahinat e tjera.