Studenti tregon dhunën në komisariat: Na mbajtën në birucë me fraktura dhe hemorragji

Tuesday, 26 Mars 2019 11:47

Studenti Arbër Kola është nën masën e arrestit të shtëpisë, pas protestës së mbajtur në 21 Mars nga opozita. Në një lidhje për Fax News ai ka treguar dhe dhunën e ushtruar ndaj një tjetër personi të shoqëruar, të riut Jorges Gjikola, që sipas tij edhe pse me fraktura dhe hemoragji të brendshme, u mbajt për tre ditë në paraburgim.

Për vetë rolin e tij në protestë, Kola u shpreh se ai nuk ka ushtruar asnjë akt dhune, dhe asnjë efektiv policie nuk ka mbetur i lënduar në protestë.

“Unë isha pjesë e një protestë paqësore, nuk ka pasur çarje të kordonit të policisë. Unë jam shoqëruar rreth orës 12 e gjysmë të drekës, jam marrë me forcë në këtë tubim, protesta ishte ende duke u zhvilluar.

Unë akuzohem për pjesëmarrje në protestë të paligjshme, dhe kundërshtim të punonjësve të rendit. Kanë kapur një foto time me dorën sipër, dhe pretendojnë se unë kam hedhur sende të forta në drejtim të policisë. Dua të bëj me dije se nuk ka pasur asnjë punonjës policie të lënduar në këtë protestë.

Një tjetër student që ka qenë me fraktura është marrë me forcë nga spitali ushatrak në drejtim të drejtorisë së Policisë. Unë kam qenë së bashku me të për tre ditë. Jorges Gjikola u mbajt në burg, pavarësisht se kishte gjakderdhje të brendshme, ne kemi qenë në drejtorinë e policisë.

Natën e dytë personi ka pasur hemoragji të brendshme, ambulanca ka ardhur shumë vonë, gardianët e burgut nuk na linin as që të kryenim nevojat tona”, u shpreh Kola.

Studenti tha se janë arrestuar nga ana e policisë edhe për “të larë hesapet”, pas protestave të gjata që ata mbajtën për kauzat e tyre.

“Ndër personat e arrestur Dorian Protoduari, është një prej aktivistëve më të fuqishëm, ashtu si ne që protestuam për të drejtat studentore, ai ka mbrojtur banesën e tij. Kjo është një larje hesapesh, për shkak se nuk na arrestonin dot në protestat e studentëve, dhe na vënë nën presion për shkak se jemi te protesta e opozitës.

Duan që të firojnë çdo protestë të mundshme, edhe pse kjo është baza e demokracisë. Ne jemi bërë pjesë e protestave të opozitës për shkak se qeveria nuk na plotësoi kërkesat që ne patëm si studentë. Kriminelët lihen të lirë dhe ne studentët mbahemi në birucë. Klement Balili shoqërohet me makinë luksoze, ndërkohë që ne dhunohemi.

Unë rrezikoj që të humbas vitin shkollor, për shkak se jam ende në Universitet, në Fakultetin e Mjekësisë. Unë jam shoqëruar nga punonjësit e Policisë, të cilët ishin civilë”, tha me tej Kola.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...