Arrestohet vrasësi i biznesmenit të njohur grek

Premte, 05 Prill 2019 10:21

Një shtetas bullgar me origjinë turke është arrestuar nga policia greke i dyshuar si autor i ekzekutimit të biznesmenit Yiannis Makris në Voula.

Personi i arrestuar është një 31 vjeçar dhe ndalimi i tij është bërë të martën. Ndërkohë policia greke ka shpallur në kërkim vëllain e tij 35 vjeçar.

31-vjeçari mendohet të jetë edhe ekzekutori që ka tërhequr këmbëzën e armës që i kushtoi jetën sipërmarrësit.

Sipas informacioneve, ai erdhi në Athinë vetëm për të vrarë Yannis Makris dhe menjëherë u largua nga kufiri. Më pas ai u kthye në Greqi ku edhe u arrestua nga policia.

Kush ishte Yannis Makris? Yannis Makris, 47 vjeç, njihej si “australiani”. Ai ishte një person i njohur për policinë për përfshirje në trafik droge. Makris ishte aksioner në një kompani të sigurimit së bashku me një ish-ministër.

47-vjeçari mbante një profil të lartë në Athinë dhe Mykonos, dhe u martua me modelen e njohur, Victoria Cary, i cila mori pjesë në reality show “Rocks My Style”. Së bashku kishin dy fëmijë.

Yannis Makris kishte probleme edhe me autoritetet australiane për trafik droge. Gjatë dekadës së fundit, Makris e ndau jetën mes Greqisë edhe Australisë, por kohët e fundit ai kishte zgjedhur të qëndronte në Athinë.

Në Australi ishte pronar i një klubi nate. Ai u akuzua gjithashtu për pjesëmarrje në episode të nxehta në Australi, Angli dhe Mykonos.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...