Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, gjatë 24 orëve të fundit, 50 azilkërkues shqiptarë të dëbuar nga qytete të ndryshme të Francës.
Dëbimi është bërë në kuadrin e marrëveshjes midis dy vendeve për riatdhesimin e të dëbuarve, pasi Shqipëria konsiderohet vend i sigurtë.
Zv.Ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se se Ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke komunikuar me Ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave, por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt.
Kështu që udhëtimi në këto vende me qëllimin për të kërkuar azil, jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë, por është një hap i gabuar, është një hap që kushton dhe jo vetëm shpenzon, por do t’i kufizojë këta shtetas edhe në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së.
Unë dëshiroj të kujtoj që Shqipëria është një vend i sigurt, pra është në listën e vendeve të sigurta dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së.