TAP shtrin tubat e parë në ujërat shqiptare

Premte, 05 Prill 2019 15:33

 

Më 30 Mars, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) realizoi me sukses tërheqjen në breg të tubacionit të parë nënujor që shtrihet në Shqipëri. Koka tërheqëse e tubacionit arriti në pikën kilometrike 0, ku bashkohet seksioni tokësor me atë detar, në orën 12:50.
 

Saipem, kontraktori i TAP përgjegjës për inxhinierinë, prokurimin, ndërtimin dhe instalimin e seksionit detar, po përdor për këtë proces anijen Castoro 10. Tubat u salduan në bordin e anijes, e cila ndodhej 1.4 km nga bregu i detit. Saldimet më pas u testuan dhe tubacioni u ul në shtratin e detit. 1.8 kilometrat e para të tubacionit të salduar u tërhoqën drejt bregut, në pikën e daljes në det në afërsi të Fierit.

 

Anija Castoro 10, me gjatësi 139 metra dhe gjerësi 31 metra, po vazhdon në Shqipëri punimet për shtrirjen e tubacionin në ujërat e cekët dhe instalimin e fibrës optike. Gjithashtu po punohet për mbulimin e tubacionit në det dhe në breg.

 

Punimet për seksionin detar të TAP në Shqipëri filluan në Tetor 2018.

 

Seksioni detar i TAP, që bashkon bregun shqiptar me atë italian, është i gjatë 105 km.

Tubat do të shtrihen në shtratin e detit Adriatik: 37 km në ujërat territoriale të Shqipërisë; 25 km në ujërat territoriale të Italisë; dhe 43 km në ujërat ndërkombëtar.

 

Pika më e thellë e gazsjellësit do të jetë më shumë se 810 metra nën nivelin e detit.

Për ndërtimin e seksionit detar do të përdoren rreth 9’000 tuba, me diametër 36 inç (0.91 m), të cilët në total peshojnë afërsisht 100,000 tonë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...