Basha: Anullojmë Ligjin e Arsimit të Lartë dhe hartojmë një ligj të ri me standarte europiane

Premte, 05 Prill 2019 18:08

Ne vazhdim te bashkebisedimit me te rinjte Basha tha se paratë që jepen për oligarkët do i kthejmë në politika punësimi për rininë

"Qeveria duhet të ndajë fonde dhe qeveria e ardhëshme do të ndajë fonde dhe ju jap fjalen se qeveria e ardhëshme arsimin e lartë e ka prioritet absolut. Fondet që do të ndahen për këtë janë vetëm një fraksion I fondeve që kjo qeveri harxhon vetëm për dy oligarkë. Vetëm për dy oligarkë! Një prej vendimeve të para do të jetë anullimi I kontratave jo vetëm I dy oligarkëve, por të gjithë oligarkëve dhe rikthimi këtyre parave në politika që nxisin punësimin, kualfikimin e rinisë dhe shanset dhe mundësitë që rinia paralelisht me kualifikimet të punësohet këtu në Shqipëri"- tha Basha.

Me tej kreu i PD shtoi se "Programi që ju parashtrova nuk do të funksionojë nëse vendimet do ti marrë prapë kryeministri dhe ministri i arsimit. Demokratizimi I vendimarrjes, moderrnizimi I universiteteve, sipas modelit europian do të jetë tipari I ligjit të ri për arsimin e lartë, për të cilin kemi ngritur një grup pune me ekspertët më të mirë dhe do ti bëjmë një ftesë publike shumë shpejt pedagogëve dhe ekspertëve më të mirë shqiptarë, studentëve, që të bëhen pjesë e këtij grupi pune. Jo thjeshtë ta anullojmë këtë ligj ditën e parë në qeveri, siç ju kam premtuar dhe dua të jua premtoj sot këtu. Port ë kemi gati në mënyrë të plotë të konsultuar, transparente, ligjin e ri për arsimin e lartë të standarteve europiane".

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...